Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro ka pohuar se nipi i saj është 'më i mirë se sa babai i tij në moshën e tij', sepse ai ka superyllin e Manchester United si trajner. Aveiro ka pritshmëri që 'Cristianinho' Ronaldo Jr të arrijë të njëjtat lartësi që ka babai i tij dhe ka dëshirë që 11-vjeçari të luajë për Sporting Lisbonën në të ardhmen. Aveiro po pret që nipi i saj të ndjekë gjurmët gjigante të djalit të saj, ndërsa shpreson se ai do të përmbushë ëndrrën e saj për të parë familjen e saj të përfaqësojë Sporting edhe një herë në jetën e saj.
Cristianinho është djali më i madh i Ronaldos dhe është stërvitur me babanë e tij në Manchester United pasi kaloi dy vjet në akademinë e Juventusit. Ndërsa ishte në klubin e Torinos, Cristiano Ronaldo Jr vendosi disa shifra mbresëlënëse për ekipin nën 9 vjeç, duke shënuar 56 gola në 35 ndeshje, ndërsa siguroi 26 asistime vitin e kaluar.
Burimi:dailymail Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA