Liderët e partive shqiptare 15 vjet pa debat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2021, 11:02

Ky është debati i fundit që u mbajt mes dy liderëve të partive shqiptare, mes Arbër Xhaferit dhe Ali Ahmetit në vitin 2006. U bënë 15 vite që kur liderët e partive politike shqiptare nuk janë ulur të debatojnë ballë për ballë në një debat televiziv.

Edhe pse tv21 disa herë është munduar që t’i ulë liderët në debat.

“Përgjigjja ime është po. Në çdo moment. Kudo që të jetë. Përgjigja ime është po nuk dua të hy se çfarë ka dashur të kalkulon Ahmeti por shpresojmë se ka kuptuar këtë rëndësi për demokraci. Që të kemi mundësi që të shohim ata që thonë “ne garojmë dhe duam ta marrim fatin e familjeve tuaja për katër vite t’i shohim të përballemi”, tha Sela.

Ndërsa Ali Ahmeti shpesh herë ka deklaruar se është i gatshëm për debat por ka kushtëzuar që opozita shqiptare të përzgjedhë një përfaqësues. Para katër muajve kryetari i BDI-së Ahmeti pati premtuar se do të debatojë me Zijadin Selën në qoftë se opozita do ta zgjedh cili është si përfaqësuesi i tyre.

Fatmir Aliu: Kur në debat me z. Sela? Ahmeti: Ne të përcaktojnë përfaqësuesin e opozitës. Fatmir Aliu:Të përcaktojnë se kush është përfaqësues i opozitës. Ashtu do ta bëjmë do ta pyesim Z. Sela. Ahmeti: Kontaktoni. Kush është përfaqësues i opozitës. Fatmir Aliu: Do të ma bëni këtë ndër para zgjedhjeve lokale? Ahmeti: Po. Fatmir Aliu: Faleminderit shumë.

Dje në debat televiziv u përballën liderët e partive më të mëdha maqedonase Zaev dhe Mickovski, madje ata paraprakisht janë përballur edhe disa hera tjera. E kur do të përballen liderët shqiptarë në një debat, si duket ende do të presim.

Për këtë sot pyetëm edhe zëdhënësin e BDI-së, Bujar Osmanin.

“Unë mendoj se këtu kemi një problem teknik, për shkak se ne përballemi me një koalicion VMRO-ASH-AAA. Ata duhet të merren vesh se kush është udhëheqës i atij koalicioni me kë duhet të bashkëbisedojë Ali Ahmeti, me Mickoskin që është si parti më e madhe në koalicion, me Ziadin Selën si parti e dytë, apo me Afrim Gashin si parti e tretë. Le të merren vesh, le të na tregojnë se kush është udhëheqës i atij koalicioni pastaj ne do të ulemi dhe do të bisedojmë”.

Kujtojmë se kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të hënën në Click Plus në tv21 konfirmoi se është i gatshëm për debat me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit