JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dashuria “tenderuese” e Ergys Verdhos me Paqsor Buzin nuk ndalet, 800 milionë për riparime
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21/09/2021 22:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ergys Verdho, ish-drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, duket se nuk di të ndalet nga “dashuria e tij tenderuese” me njërin prej përfituesëve më të mëdhenj të tenderave në Republikën e Shqipërisë, Paqsor Buzin. Ky i fundit është njëri nga bashkëpronarët e kompanisë G. P. G. COMPANY, kompani e cila “është dendur” në tendera lart e poshtë nga institucionet shtetërore. Aktualisht Ergys Verdho nuk është më në pozicionin e drejtuesit të ARRSH-së, por tashmë ka dalë në krye të Sh.A Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.

Mirëpo edhe këtu ngjan se nuk i ka harruar aspak “dashuritë” e vjetra. Themi kështu pasi kur ishte në krye të ARRSH-se, paqsor Buzi dhe kompania e tij merrnin thuajse pjesën më të madhe të tenderave. Ndërsa tani në krye të KESH përsëri Ergys Verdho vazhdon të “dorëzojë” qindra miliona lekë në duart e Paqsor Buzit. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-03268-08-19-2021 dhe me objekt “Riparimi i rrjedhjeve të materialit bituminoz tek agregati nr.4, riparimi i galerisë kuotë 156mmnd dhe i sallës së baterive në HEC Fierzë”.

Kjo procedurë tenderimi mësohet se ka si fond limit vlerën prej 66,150,748 lëkësh të reja pa TVSH, ose rreth 800 milionë lekë të vjetra me TVSH. Jo pak para apo jo? Ndërkaq vihet re se konkurrenca në këtë tender ka qenë e cunguar pasi në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani të cilat kanë ofruar vlera të përafërta me njëra-tjetrën. Por fitues është shpallur Paqsor Buzi me kompaninë e tij G.P.G. COMPANY për vlerën 64,708,907 lekë të reja pa TVSH ose rreth 780 milionë lekë të vjetra me TVSH. Mjafton të përmendet se kjo shifër është thuajse e njëjtë me fondin limit të tenderit, më konkretisht sa 97.82% e tij. “Jepi Gysi!”