Leku “letër” tek ARRSH, Evis Berberi “i fal” 1.6 miliardë firmës që ofroi 250 milionë më tepër

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.09.2021, 22:04

Për pak kohë Autoriteti Rrugor Shqiptar, shkurt ARRSH, nuk është ndjerë shumë “vërdallë” për shifra stratosferike tenderash. Duket se për një farë kohe ky institucion ka mbetur në qetësi në pritje të thelës së rradhës së “tortës”. Dhe duket se momenti i pritur “për të bërë një dorë me lekë” erdhi.

Ky institucion ka organizuar një tender me objekt “Ndërtimi i rrugës se Fushë Bardhës, lidhja me rrugën Kardhiq – Delvinë” dhe me fond limit 164,500,560 lekë të reja pa TVSH. Tenderi në fjalë mban numrin e referencës REF-02747-08-12-2021. Shikohet se pjesë e kësaj procedure kanë qenë katër kompani apo bashkime kompanish, nga të cilat fitues është shpallur bashkimi i kompanive "COBIAL” shpk, & "BILGIN TAAHHUT INSAAT MADENCILIK SAMAYI VE TICARET” LTD – & "INFRATECH” shpk – & "ARKIMADE” shpk.

Këto kompani janë shpallur fituese për vlerën 134,558,291 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.6 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re se kjo shifër është mjaft afër me fondin limit të këtij tenderi, përkatësisht sa 81.79% e tij. Por ky nuk është problemi kryesor.

Në fakt problemi më i rëndësishëm që hedh edhe dyshime të forta në lidhje me tenderin është fakti se njëri nga pjesëmarrësit ka ofruar gati 250 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak. Pra ndonëse dikush ka ofruar një shifër të tillë me një diferencë prej 250 milionë lekësh më pak se vlera e fituesit, përsëri Autoriteti Rrugor Shqiptar i drejtuar nga Evis Berberi nuk e ka marrë fare në konsideratë.

Ndoshta një diferencë e tillë do të shërbejë në fakt për të mbushur xhepat e personave që kanë të bëjnë me këtë tender. Vetëm SPAK mund ta zbulojë, por gjasat janë që me shumëmundësi do të bëjë sikur nuk ka parë apo dëgjuar asgjë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit