Treshja më e kërkuar nga tifozët e futbollit në botë do të jenë bashkë në fushë për herë të parë. Lionel Messi, Killian Mbappe dhe Neymar do të debutojnë në të njëjtën fushë dhe mbetet për t’u parë se si do të shkojë ndeshja. “Jan Braindel” do të ketë nderin të presë njëkohësisht treshen magjike të parizianëve, me lojtarët e Bruges.