Kapen dy shqiptarë në shtëpinë e ‘fortifikuar’ në Angli, kishin rritur 950 rrënjë kanabisi me vlerë 1 mln euro

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.09.2021, 08:55

Autoritetet britanike kanë arrestuar së fundmi dy shqiptarë që merreshin me prodhimin e kanabisit në një banesë në Blackpool. Banesa e raportua se ishte "fortifikuar shumë", por kur policia hyri brenda zbuloi 950 rrënjë kanabisi. Dy shtetas shqiptarë, Frrok Zefi, 42 vjeç dhe Aldi Gjetani, 27 vjeç, u arrestuan më pas për prodhimin e kanabisit dhe për veprat penale të emigracionit. Në këtë banesëqë ndodhej në Blackpool, shqiptarët kishin lidhur ilegalisht energjinë elektrike që iu duhej për rritjen e kanabisit. Sipas mediave britanike, policia ka njoftuar se vlera e kanabisit të sekuestruar kap shifrën e tregut rreth 950,000 £.

Ndërsa në fotot e marra nga banesa ku rritej kanabisi mund të shihen edhe lidhjet elektrike të cilat janë një rrezik domethënës nga zjarri dhe mungojnë dritaret për ajrosje.Në thuajse të gjitha dyert, siç shihet edhe në foto, ishin vendosur shule të fortë dhe ishin vidhosur në mënyrë që askush të mos kishte akses.

950 bimë u kapën nga policia dje

Dy u arrestuan dhe do të paraqiten nesër në gjykatën e Magjistraturës

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit