JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

80% e popullsisë e vaksinuar, ky vend heq të gjitha masat anti-Covid në tetor
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/09/2021 1:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Finlanda ka vendosur të heqë kufizimet e fundit anti-Covid në fuqi, në momentin kur 80% e popullsisë së rritur të jetë plotësisht e vaksinuar. Lajmi u bë me dije nga qeveria, e cila parashikon që shifra e mësipëme të arrihet deri në tetor. “Qëllimi ynë është të rihapim shoqërinë dhe ta mbajmë të hapur”-u tha kreu i qeverisë, Sanna Marin, gazetarëve në Helsinki, pas një takimi të kabinetit për strategjinë e vendit kundër COVID-19. Finlanda, vendi më pak i populluar në Bashkimin Evropian, ka përjetuar një nga nivelet më të ulëta të infektimeve në rajon që nga fillimi i pandemisë, edhe pse numri i rasteve është rritur ndjeshëm muajt e fundit, veçanërisht në mesin e grupeve të pavaksinuara të popullsisë.