Kancelarja Angela Merkel ka përmbyllur vizitën e saj në Tiranë. Pak minuta më parë ajo u përcoll nga kryeministri Edi Rama dhe ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf. Teksa zbriti nga makina e cila e shoqëroi deri në Rinas, Merkel shkëmbeu dhe një bisedë të shkurtër me kryeministrin Rama.
Pjesë nga biseda:
Rama: Gjithçka mirë?
Merkel: Po, mirë.
Rama: Mirupafshim.
Merkel: Mirupafshim dhe shihemi në Lubjanë.
Rama: Sigurisht.
Kujtojmë se kjo është vizita e fundit zyrtare e kancelarës në Shqipëri. Gjatë ditës së sotme ajo zhvilloi një takim me kryeministrin Rama dhe më pas doli në një deklaratë për shtyp për mediat.