“Sfidë” për një vizitë te Spitali Psikiatrik në Tiranë/ Qytetari: Njerëzit s’kanë ku të ulen, të sëmurët presin me orë të tëra në këmbë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.09.2021, 19:02

Tashmë korridoret e mbushura plot dhe orët e gjata të pritjes janë kthyer në diçka normale në spitalet shqiptare. Janë të pafundme raportimet për raste të tilla, ku qytetarët shprehen të shqetësuar në lidhje me shërbimin që iu ofrohet. Së fundmi një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë disa foto nga Spitali Universitar Psikiatrik "Xhavit Gjata" në Tiranë, pranë QSUT. Siç duket edhe nga pamjet situata aty paraqitet e rëndë pasi njerëzit janë të detyruar të presin me orë të tëra në radhë dhe s'kanë as ku ulen, gjë që ia rëndon edhe më tepër gjendjen. Një qytetare shihet e ulur në tokë ndërsa disa të tjerë nëpër shkallët e spitalit të lodhur dhe të stërmunduar nga pritja e gjatë. Pyetja që shtrohet natyrshëm këtu është se ku shkojnë milionat që harxhohen në tenderat e Shëndetësisë, saqë as për disa karrige ose stola nuk është menduar?!

Mesazhi i qytetarit:

Persh. JOQ. Dua te publikoj nje situate skandaloze ne spitalin psikiatrik Xhavit Gjata ne QSUT. Dergova nje familjar timin per vizit. Shifeni si presin njerzit ne rradh per te ber vizite, skan nje stol ku te ulen. Fotot jan bere sot. Pervec kesaj ska as kondicioner apo aspirator dhe behet nje ajer mbytes qe e rendon me shum gjendjen e tyre. Ja si jan ulur ne tok dhe shkalle njerzit e semure pasi jan lodhur nga pritja e gjate 2-3 ore. Ju lutem publikoje se mbase e shofin dhe bejn dicka. Anonim te lutem. Respekt per ju, jeni zeri jon dhe me te miret!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit