JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Injorimi i Ramës ndaj gazetarëve kosovarë/ Federata Europiane e Gazetarëve: Turp për kryeministrin shqiptar!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/09/2021 18:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Federata Europiane e Gazetarëve ka reaguar pas injorimit të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve kosovarë. Kujtojmë se Rama ditën e sotme censuroi gazetarët e Kosovës të bënin pyetje në konferencën për mediat, ku pjesë e saj ishte edhe kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel.

“Turp për Kryeministrin Shqiptar Edi Rama, i cili qëllimisht i shpërfilli pyetjet e gazetarëve nga Kosova. Federata Europiane e Gazetarëve dënon këtë veprim skandaloze”-thuhet në reagimin e Federatës Europiane të Gazetarëve.