JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Qëlloi me thikë shokun në lokal/ Arrestohet 16-vjeçari në Tiranë, i shpallur në kërkim që dje
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2021 16:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia ka arrestuar para pak çastesh një 16-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim pasi ditën e djeshme goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij. Ditën e djeshme rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, gjatë një konflikti të çastit në lokal, 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R. Ky i fundit ndodhet në spital tani dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale E. Zh, 16 vjeç, pasi gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij G. R. Në vijim të veprimeve u proceduar dhe dy shtetas të mitur të tjetër 16 dhe 17 vjeç, të dyshuar si pjesmarrës në konflikt.