JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Vajza e tyre po flinte gjumë”/ Detaje nga vrasja e Sabrinës në Fier: Ish-bashkëshorti kishte mbështjellë me peshqir armën
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2021 13:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Fierin dhe jo vetëm pak ditë më parë dhe humbi jetën 23-vjeçarja Sabrina Bengaj. Gjatë një emisioni televiziv, gazetarja Dorjana Bezat dha disa detaje tronditëse në lidhje me këtë vrasje e cila ishte e paralajmëruar, pasi më parë Metaj kishte qenë i arrestuar. Gazetarja tha se natën që ndodhi krimi i rëndë, Metaj kishte pritur që të largoheshin nga shtëpia e ish-bashkëshortes së saj të gjithë burrat dhe më pas të futej brenda. Ai ishte fshehur për disa orë në arat me misra që ndodheshin para shtëpisë ku jetonte Sabrina Bengaj dhe familja e saj.

Më tej ajo ka treguar se Metaj është përballur me kunatën shtatzënë, me ish-vjehrrën e tij dhe më pas ish-bashkëshorten dhe e ka qëlluar disa herë. Ndërkohë ajo ka treguar se vajza e tyre ka qenë duke fjetur në katin e dytë në momentin që ka ndodhur vrasja.

Përballë shtëpisë ndodhet një arë me misër dhe dyshohet se autori ka qëndruar i fshehur aty për disa orë dhe kur janë larguar xhaxhai, vëllai dhe të gjithë burrat ka hyrë nga dera kryesore, e cila ka qenë e hapur pasi kishte 30 minuta që ishte larguar i vëllai i Sabrinës. Në korridor të banesës ka dalë kunata shtatzënë e ka kërcënuar dhe atë. Më pas ka dalë nëna e Sabrinës që i ka kërkuar të largohet. Ai ka vazhduar të kërkojë Sabrinën dhe kur 23-vjeçarja ka nisur të dalë e ka qëlluar menjëherë. Trupi i saj është rrokullisur nga shkallët. Shenjat e plumbave janë dhe në katin e e dytë dhe të tretë të banesës. Vajza e vogël po flinte në katin e dytë me gjyshen. E kishte mbështjellë armën me peshqir të madh për të amortizuar zhurmën. Ka dalë nga banesa ku kishte lënë mjetin e tij të ndezur. 10-15 metër më tej ka hedhur peshqirin dhe është larguar.