JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Përlotet në gjykatë burri që vrau Sabrinën 23-vjeçare: E doja ende, ish-vjehrri më kërcënonte
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2021 12:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para pak çastesh u njoftua se gjykata e Fierit ka lënë në burg shtetasin Elton Metaj i cili vrau para pak ditësh ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj. Mësohet se gjatë seancës gjyqësore, Metaj është shfaqur shumë i pikëlluar pasi ka qarë disa herë duke ndërprerë edhe seancën. Metaj mes lotësh ka deklaruar para togave të zeza se e donte ende ish-bashkëshorten e tij por merrte vazhdimisht kërcënime nga ish-vjehrri. Më tej ai ka treguar se armën e ka blerë për t'u vetëmbrojtur nga ish-vjehrri.

Më ka kërcënuar ish-vjehrri. Armën e bleva për vetëmbrojtje, sepse më ka kërcënuar se do të më vriste. Ish-bashkëshorten e doja ende.