JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vrau me kallashnikov ish-bashkëshorten duke ngrënë bukë, lihet në burg Elton Metaj
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2021 11:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Elton Metaj i cili vrau para pak ditësh ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhupan të Fierit dhe Metaj hyri në banesën e Sabrinës dhe e ekzekutoi atë disa herë me kallashnikov. Në natën që ndodhi ngjarja, 31-vjeçari kishte kërkuar ribashkim me ish-bashkëshorten e tij por kjo gjë nuk pranohej nga 23-vjeçarja.

Në debat e sipër, ai e ka goditur ndërsa e reja humbi jetën në vend pasi plumbi e kishte prekur në mushkëri. Elton Metaj Bengasi kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu. Ai ishte arrestuar nga policia në Shtator të vitit të kaluar pasi mori peng 23-vjeçaren dhe familjen e saj duke i mbajtur nën kërcënimit e një kallashnikovi për 5 orë.