E trishtë! Covid i merr jetën çiftit me 5 fëmijë, prisnin të shëroheshin për t’i vendosur emrin vajzës së porsalindur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.09.2021, 09:20

Daniel Macias donte të priste derisa ai dhe gruaja e tij, Davy Macias, të shëroheshin nga koronavirusi para se t'i vinin emrin vajzës së tyre të porsalindur. Por rreth një javë pas lindjes, nëna vdiq nga komplikimet prej Covid-19. Dhe gati dy javë pasi ajo vdiq humbi jetën dhe burri i saj. Davy Macias ishte 37-vjeç dhe Daniel Macias ishte 39 dhe lanë pas pesë fëmijë, të moshës 7, 5, 3, 2-vjeç dhe 3 javë.

Të dy janë midis më shumë se 660.000 njerëzve në SHBA që kanë vdekur nga koronavirusi. Davy Macias nuk ishte e vaksinuar sepse ishte shtatzënë, por ishte e paqartë nëse Daniel ishte vaksinuar. Familja u testua pozitive për koronavirusin pasi udhëtoi në fillim të gushtit, por ndërsa fëmijët e tyre u shëruan shpejt, simptomat e prindërve u përkeqësuan. Dhe menjëherë pas kthimit nga udhëtimi, ata të dy u dërguan në spital dhe u vendosën në njësinë e kujdesit intensiv.

Davy Macias ishte 32 javë shtatzënë dhe "optimiste" për shërimin e saj kur u shtrua në spital në fundjavën e parë të gushtit. Por nëna në pritje ishte e intubuar dhe kurrë nuk e takoi vajzën e saj kur lindi me operacion cezarian më 18 gusht. Daniel Macias u takua vetëm me fëmijën e tij të pestë pak para se të intubohej rreth tre ditë pas lindjes së saj. Vajza e tyre tashmë 3 javëshe mbetet pa emër.

Burimi:nbc Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit