JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mori pjesë në protestën e grave, talebanët vrasin pa mëshirë nënën afgane me foshnjen në krah
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14/09/2021 0:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tmerret dhe tragjeditë në Afganistan mesa duket nuk kanë të mbaruar nga talebanët. Së fuindmi një nënë e re u vra brutalisht, pak ditë pasi ajo marshoi në protestë, ku gratë afgane bënë thirrje për të drejtat e tyre, pasi talebënt shpallën qeverinë e re. Nëna 30-vjeçare kishte dalë në rrugë për të protestuar, pavarësisht kërcënimit dhe ndëshkimit nga regjimi taleban. Vëllai i Farëa-s, Rohullah Hossaini tha se motra e tij ishte në shtëpinë e saj kur dëgjoi dikë jashtë të bërtiste për ndihmë. Pavarësisht se burri i saj e lutej që të qëndronte në shtëpi, Farëa vrapoi jashtë me foshnjën e saj gjashtë muajshe në krahë dhe djalin e saj trevjeçar duke e ndjekur nga pas. Farëa më pas u ekzekutua në rrugë në sy të foshnjës dhe djalit të vogël.

Burimi: Daily Star |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania