Ndonëse talebanët shpallën qeverinë e re dhe kontrollin e plotë në Afganistan, tensionet në luginën Panjshir kanë vijuar të jenë prezente. Dy ditë më parë një zëdhënës i Forcave të Rezistencës deklaroi se nuk janë dorëzuar dhe se ushtarët e tyre janë fshehur nëpër shpella. Ndërkohë BBC raporton se ditën e sotme janë vrarë të paktën 20 civilë. Megjithatë komunikimet janë ndërprerë në luginë, duke e bërë raportimin të vështirë, por BBC ka dëshmi se vrasjet janë kryer nga talebanët. BBC ka publikuar edhe pamje nga vrasja e një personi në luginën Panjshir. Kujtojmë se Lugina Panjshir ka qenë prej kohësh një pikë qendrore për rezistencën anti-talebane në Afganistan.
Nën udhëheqjen e komandantit Ahmad Shah Massoud, rajoni zmbrapsi si forcat sovjetike si edh talebanët. Por tashmë rajoni ka rënë në duart e talebanëve. Ka dyshime se këta të fundit u ndihmuan edhe nga Pakistani për të shtypur rezistencën në Luginën Panjshir.
Burimi:BBC |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania