JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kundër flamurit shqiptar/ Imami arab në Gjermani: Hidheni në koshin e plehrave
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/09/2021 17:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një imam i quajtur Abu Rumaisa, gjatë një ligjërate të tij u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që frekuentojnë xhaminë e tij që të hedhin në kosh flamurin kombëtar.

Rumaisa, i cili shërben në xhaminë e Braunschëeig në Gjermani, ka folur me urrejtje dhe përçmim ndaj flamurit shqiptar në një video në rrjetet sociale.

I gjithë diskutimi nisi pasi dikush e kishte pyetur imamin se nëse mund të mbante flamurin shqiptar që ia kishte dhuruar një shqiptar.

“Hidhe në kosh”, u përgjigj menjëherë imami Abu Rumaisa duke shtuar se ky flamur përfaqëson qafirat dhe jo myslimanet dhe është kundër islamit.