Një sherr me thika ka ndodhur pak më parë mes adoleshentëve në Tiranë. Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se dy 16-vjeçarë kanë plagosur një bashkëmoshatarin e tyre. Ndërkohë ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.