Manastirliu hedh gjurmë se vaksinimi në tetor mund të bëhet i detyrueshëm?!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.09.2021, 16:51

Ditën e sotme kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj njoftoi se të gjithë punonjësit duhet të jenë të vaksinuar ose në të kundërt do të kryejnë tampon çdo javë. Në këtë mënyrë bashkia Pukë bëhet e para në vend që merr një vendim të tillë kaq drastik për nënpunësit e shtetit. Më herët në dalje të tjera për mediat kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë deklaruar se vaksinimi masiv do të vijojë të përhapet edhe për kategori të tjera të qytetarëve.

Deri më tani në vendin tonë vaksinimi i mësuesve, pedagogëve, studentëve, mjekëve dhe stafit të spitaleve dhe shkollave është me detyrim. Ndërkohë para pak ditësh mjeku imunolog Genc Sulçebe tha se edhe vaksinimi i fëmijëve duhet të jetë me detyrim pasi sipas tij Delta është si virusi i lisë së dhenëve që është shumë ngjitës. Ndërsa edhe zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka njoftuar më herët se vaksinimi i punonjësve të shtetit do të jetë me detyrim për të parandaluar përhapjen e covidit dhe variantit Delta.

Kujtojmë se në muajin korrik u mor vendimi që muaji gusht do të jetë muaj i hapur vaksinimi për të gjitha grupmoshat për të nxitur sa më shumë këtë proces. Ndërsa në fund të gushtit ky vendim u shty sërish duke e bërë edhe shtatorin si muaj për vaksinimin masiv. Duket se ky muaj masiv vaksinimi nuk ka vetëm për qëllim vaksinimin e të gjithëve kush ka dëshirë, por 'njoftimin' se vaksinimi po bëhet me detyrim për të gjithë. Kjo pasi në muajin korrik e gusht nuk ishte përmendur asnjëherë vaksinimi i detyrueshëm për të gjithë, por duket se nën pretekstin e muajit masiv të vaksinimit qeveria të bëjë të detyrueshëm këtë proces. Në fund të muajit gusht, Rama njoftoi se vaksinimi i detyrueshëm do të jetë për studentët dhe pedagogët duke shtuar se ata që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën do të mbeten jashtë auditoreve.

Ndërkohë sot u njoftua nga kryebashkiaku i Pukës se vaksinimi do të jetë i detyrueshëm edhe për punonjësit e shtetit. Duke kujtuar një deklaratë të ministres Manastirliu në lidhje me muajin e hapur të vaksinimit mund të bëjmë një lidhje logjike se edhe tetori që do të jetë për vaksinim masiv do të jetë i detyrueshëm për ndonjë kategori tjetër qyetarësh, për të mos thënë për të gjithë.

Shtatori do të jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin. Do të nisim shumë shpejt zbatimin e planit për kalimin në një tjetër fazë të fushatës së vaksinimit, ku detyrimi i disa kategorive për t’u vaksinuar do të bëhet në emër të së drejtës së të tjerëve për të mos u infektuar. Të gjitha vendet po lëvizin në këtë drejtim dhe ne do ta bëjmë pa humbur kohë në ditët në vijim.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit