Juventus është në pikiatë në këtë fillim të kampionatit të Seria A. 3 humbje dhe 1 barazim i çojnë bardhëzinjtë në vendin e 16-të të tabelës. Kësaj radhe të besuarit e Allegrit u shokuan nga Napoli që me këmbëngulje i përmbysi rezulatin në pjesën e dytë.
Vlen të thuhet se tre golat e shënuar gjatë sfidës erdhën falë gabimeve në mbrojtje. Juventus në pjesën e parë përfitoi nga një kundërsulm i finalizuar nga Morata. Në të dytën Politano barazoi shifrat teksa afër fundit Koulibaly realizoi golin e fitores. Napolitanët me këtë fitore marrin përkohësisht vendin e parë me 9 pikë të plota.