“Topit të Artë” i mungon Zlatan Ibrahimoviç, mendon ai vetë. Në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetarët e sportit, 39-vjeçari është shprehur pikërisht kështu. “Nëse flasim për cilësi, Messi dhe Ronaldo nuk kanë asgjë më shumë se mua, vetëm nëse konsiderojmë trofetë pasi unë nuk e kam fituar Champions League. Thellë brenda vetes, mendoj se jam më i miri në botë.”-ka përfunduar suedezi. Ibrahimoviç do të luajë kundër Lazios në fundjavë, pas një dëmtimi për shkak të të cilit, humbi edhe EURO 2020.