Sapo është bërë me dije se Manchester United do të paguajë 15 mln euro garanci për blerjen e Cristiano Ronaldos, tek ish-skuadra e tij Juventus. Raportohet se pagesa ndaj klubit italian do të bëhet për 5 vite nga Manchester United, për të përfunduar në vitin 2026. Gjithashtu, skuadra e Premier League do të paguajë edhe rreth 8 mln euro bonuse. Në bazë të formulës 5 mln euro janë të mundshme, ndërkohë që 3 mln euro të tjera vështirë që të arrihen.