Ka përfunduar ndeshja e vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” mes Shqipërisë dhe Hungarisë, ku kuqezinjtë ia dolën të fitojnë me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj miqve. Ishte Armando Broja, i cili në minutën e 86-të zhbllokoi rezultatin duke dërguar topin në rrjetën kundërshtare. Shqipëria krijoi disa aksione të mira gjatë pjesës së parë ndërsa flagrant ishte rasti i shpërdoruar nga Marash Kumbulla në minutën e 33-të ku i vetëm në shtyllën e dytë nuk arriti të shtynte topin në portën e boshatisur.