Edhe pak orë na ndajnë nga ndeshja e radhës e Kombëtares tonë përballë Polonisë, e vlefshme për Eliminatoret e Katar2022. Ashtu siç pritej, tekniku italian Edi Reja vazhdon t'i besojë formacionit klasik 3-5-2. Në portë do të jetë kapiteni Etrit Berisha, ndërsa 3-shja e qendrës së mbrojtjes do të përbëhet nga Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli. Në mesfushë nga krahët do të veprojnë Hysaj dhe Trashi ndërsa në qendër do të aktivizohen Abrashi, Gjasula dhe Bare.
Pavarësisht formës së mirë që Broja dhe Uzuni po kalojnë, Reja i ka besuar sulmin Manajt dhe Cikalleshit.