Katar 2022/ Ronaldo i papërmbajtshëm, pas humbjes së penallstisë përmbys me dy gola rezultatin për Portugalinë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.09.2021, 23:18

Ndonëse në moshën 36-vjeçare Cristiano Ronaldo vijon të befasojë me formën e tij perfekte në fushë. Mbrëmjen e sotme kualifikueset europiane për Botërorin e "Katar 2022" janë rikthyer me surpriza dhe emocione të shumta. Përveç Portugalisë, snjëra prej skuadrave kryesore në Europë nuk ia doli të fitonte. Portugalia fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Irlandës, madje Ronaldo në minutën e 15-të humbi një [enallti ndaj portierit 19-vjeçar Bazunu. Ishin miqtë që shënuan të parët golin e avantazhit në minutën e 45-të me Egan. Por në minutat e fundit, Ronaldo bëri ‘çmendurinë’ duke shënuar dy gola, të cilët i dhanë fitoren Portugalisë.

Ndërkohë Franca kaloi një mbrëmje të vështirë në Paris, ku "gjelat" nuk arritën të mernin më shumë se barazim ndaj Bosnje-Hercegovinës. Dzeko shënoi në minutën e 36-të, por Griezmann barazoi 4 minuta më vonë. Gjithashtu barazim përfundoi edhe ndeshja mes Holandës dhe Norvegjisë. Rusia dhe Kroacia u ndanë në ‘paqe’ pa gola. Turqia barazoi gjithashtu ndaj Malit të Zi. Ndërkohë me dy golat që shënoi, Ronaldo theu rekordin botëror në futboll. Ali Daei, i cili shënoi 109 gola për Iranin midis 1993 dhe 2006, mbante deri më sot rekordin të cilin Ronaldo e theu, duke e çuar në 111 gola të shënuar në ndeshjet ndërkombëtare të futbollit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit