Mbi 26 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.09.2021, 08:17

Kosova vazhdon të përballet me numër të lartë të vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19. Aktualisht në vend janë 26 mijë e 886 raste aktive me koronavirus. Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) thuhet se Prishtina prinë me numrin më të lartë të rasteve aktive të personave të infektuar me COVID-19.5 mijë e 207 raste aktive janë vetëm në Komunën e Prishtinës, e pasuar nga Prizreni me 2 mijë e 178 raste.Ndërsa e treta për nga numri i rasteve aktive radhitet Komuna e Ferizajt. Në këtë komunë janë 1 mijë e 861 raste aktive me COVID-19. Numër të lartë të rasteve aktive është edhe në Pejë, ku aktualisht janë 1 mijë e 777 persona pozitivë me COVID-19.Në Gjakovë janë 1 mijë e 624 raste aktive, Gjilan janë 1 mijë e 452, Mitrovicë 1 mijë e 280 raste, Fushë Kosovë 1 mijë e 216 raste, Podujevë 1 mijë e 155, Klinë 1 mijë e 126, Gllogoc 874, Vushtrri 536, Malishevë 512, Viti 505, Rahovec 503, Shtime 458, Lipjan 424, Kaçanik 417, Kamenicë 341, Istog 328, Suharekë 318, Deçan 311, Obiliq 283, Skenderaj 282, Dragash 133, Hani i Elezit 129.IKShPK të martën raportoi për vdekjen e 24 qytetarëve si pasojë e infektimit të COVID-19. Në raportin ditor IKShPK bëri të ditur edhe nga 11.472 testime, 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Pas publikimit të raportit të IKShPK-së ku u raportua për 26 të vdekur, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbajti konferencë për medie ku të martën e ka konsideruar shumë të rëndë për Kosovën pasi që si pasojë e infektimit me COVID kanë humbur jetën 26 pacientë, prej tyre 6 të vaksinuar por që siç tha ai kanë qenë me sëmundje shoqëruese. Shkak i rritjes së numrit të sipitalizimeve shumë klinika në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) tashmë janë shndërruar në klinika për trajtimin e pacientëve me COVID-19.Megjithëkëtë, Vitia para gazetarëve duke e quajtur lajm të mirë që të martën ka pas më shumë lëshime nga spitalet se sa pranime të pacientëve me COVID, ai tregoi se tashmë kanë përgatitur edhe skenar për zgjerim të kapaciteteve edhe në Kujdesin Parësor Shëndetësor, por edhe mundësinë e krijimit të spitaleve të improvizuara në hapësira fushore. Ai tha se në këto hapësira do të trajtohen kryesisht pacientët me gjendje më të lehtë shëndetësore ku do kenë mundësinë të marrin vetëm terapinë ditore.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit