Ndeshja e Conference League mes Partizanit të Serbisë dhe Santa Claras po zhvillohet aktualisht në Serbi.
Tifozët e klubit të Partizanit, “Grobari” kanë vazhduar me skandale edhe në ndeshjet evropiane në sytë e UEFA’s, shkruan gazetablic.
Duket qartazi se tifozët e Partizanit kanë shpalosur një baner gjigant prapa portës, ku edhe janë të vendosur tifozët “Ultras”. Në atë baner, shkruan: “Kosova është Serbi”.Një provokim tjetër ky nga serbët dhe atë në ndeshje evropiane.
Mbetet të shihet nëse UEFA do të denojë klubin serb për mesazhe nacionaliste dhe fyerje etnike.