Sapo është bërë me dije se Lionel Messi mund të debutojë këtë fundjavë me PSG. Trajneri argjentinas, Muricio Pochettino ka njoftuar se Messi mund t’i bashkohet skuadrës në transfertën e ardhshme në Reims. Mbetet për t’u parë nëse Messi do të luajë ose jo teksa PSG kryeson kampionatin pas tre fitoreve në po kaq ndeshje. Parizienët e kanë nisur mirë sezonin, ndërsa në Francë pritet të mos kenë konkurrencë teksa fitojnë në fushë edhe pa Messin e Neymarin.