Kosto ditore e qirasë shkon mbi 15 mijë Euro, ky është apartamenti luksoz ku po qëndron Messi në Paris

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18.08.2021, 02:08

Një nga transferimet më të bujshme në historinë e futbollit ishte padyshim edhe kalimi i Leo Messit nga Barcelona te PSG. Pas 21 vitesh “Pleshti” vendosi të largohej nga skuadra ku "u rrit" për ta vijuar karrierën e tij te klubi francez. Transferimi ishte i shpejtë, aq sa ylli argjentinas nuk pati kohë të gjente as shtëpinë në Paris, ku do të jetojë së bashku me familjen. Sipas mediave vendase raportohet se klubi i ka gjetur një zgjidhje të përkohshme, ku Messi është akomoduar në një nga apartamentet më luksoze të Parisit, kostoja ditore e qirasë së të cilit shkon 15.5 mijë euro në ditë. Messi do të qëndrojë atje derisa të vendosë se ku do e marrë shtëpinë e re. Apartamenti ku po qëndron ai bashkë me familjen përbëhet nga 3 dhoma gjumi, 3 banjo, kuzhinë moderne, dhomë të madhe ndenje, dhomë ngrënie dhe palestër.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit