Ditën e sotme klubi i Vllaznisë është gjobitur financiarisht nga UEFA, për sjelljen e gabuar të tifozëve të saj në ndeshjen kundër AEL të Qipros në Ligën e Konferencës. Në ndeshjen e turit të dytë, në “Loro Boriçi”, tifozët gjuajtën me shishe në fund të sfidës lojtarët kundërshtarë. Ngjarja në fakt shkaktoi irritim edhe tek vetë trajneri Thomas Brdariç, i cili iu kthye tifozëve duke i kritikuar. Gjithashtu situata nuk i ka shpëtuar as delegatit të UEFA-s, i cili ka shënuar çdo gjë dhe ka raportuar çështjen në komisionet disiplinore të UEFA-s. Sot, Vllaznia ka marrë njoftimin se është ndëshkuar me një gjobë prej 27500 eurosh, nga ku 19600 euro për hedhjen e objekteve në fushë nga tifozët e saj, si dhe me 8 mijë euro pasi gjatë ndeshjes janë bllokuar shkallët e emergjencës në stadium.