Ditën e sotme Barcelona nisi sezonin 2021/2022 në La Liga ku përballë kishte Real Sociedad. Ndeshja u luajt në Camp Nou, por ajo që ishte ndryshe për herë të parë pas më shumë se dy dekadash ishte pikërisht mungesa e Lionel Messit. Ylli argjentinas vendosi të largohej nga skuadra ku "u rrit" pak ditë më parë për shkak se nuk arriti marrëveshjen për rinovimin e kontratës dhe karrierën do e vazhdojë tek PSG. Por për tifozët ishte e vështirë të mësoheshin me faktin se Messi nuk është më dhe në minutën e 10-të të ndeshjes shumë prej tyre kanë thirrur emrin e tij, duke lidhur minutën 10 me numrin që mbante në fanellë. Camp Nou ishte i mbushur me 30% të kapacitetit të tij si stadium dhe të pranishëm në këtë sfidë ishin 29.803 tifozë.
Barcelona fans chanting Messi's name in the 10th minute ❤ pic.twitter.com/nmcvyueSUq
— ESPN FC (@ESPNFC) August 15, 2021