PSG ka dhuruar spektakël në ndeshjen e parë në shtëpi për sezonin e ri. Pesë blerjet e mëdha të klubit, Messi, Donnarumma, Wijnaldum, Ramos dhe Hakimi u prezantuan në stadiumin e tejmbushur nga tifozët "Parc des Princes". Kjo ishte një ngjarje festive për tifozët, ku vëmendjen më të madhe e mori padyshim Messi, aq shumë i përfolur ditët e fundit.