Efekti Messi! Fatura e rrogave të PSG-së arrin stratosferën, ia kalojnë edhe Realit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.08.2021, 18:23

Ditën e sotme Lionel Messi u bë zyrtarisht lojtari më i ri i klubit francez PSG pas largimit të tij 21 vjeçar nga Barcelona. Por ardhja e tij në Paris duket se ka ndikuar për mirë për parisienët pasi vetëm ditën e sotme kanë arritur mijëra euro fitime vetëm nga shitja e fanellave me numrin e tij. Paga e Messit thuhet se do të jetë 650,000 £ në javë. Por jo vetëm kaq pasi me rrogën neto prej 35 milion eurosh fatura e pagave te PSG-ja mbërrin në 302 milionë euro dhe lë pas atë të Realit të Madridit (250 milionë euro). Kujtojmë se fatura e Realit pësoi ulje pasi kapiteni i tyre Sergio Ramos u largua në drejtim të Parisit dhe Raphael Varane u transferua te Manchester United.

Ndërsa në vend të tretë si klubet me faturën më të shtrenjtë renditet Manchester United me bilancin e rrogave që u shkon 237 milionë euro. Në vend të katërt zbret Barcelona. Dhe është pikërisht efekti Mesi që sjell një zbritje prej tri shkallësh të klubit katalanas pasi ishin një ndër klubet më të shtrenjta dhe tani vlejnë vetëm 230 milionë euro. Pas katër klubeve të futbollit, vendin e pestë e plotëson skuadra amerikane e bejzbollit, Los Angeles Dogers (227 milionë euro). Juventus renditet në vend të gjashtë me faturën 217 milionë euro, ndjekur nga Bayern Munchen (195 milionë euro) dhe Chelsea (192 milionë euro). Ndërsa dy vendet e fundit sërish janë rezervuar për skuadrat e futbollit amerikan.

Burimi:givemesport Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit