Juventus po përgatitet të preantojë fanellën e tretë pas dy të parave të zyrtarizuara. Faqja e njohur e dizenjove të fanellave “Footy Headlines” ka publikuar disa pamje se si do të duket fanella e tretë e “Zonjës së Vjetër”. Në sy bien ngjyra e bardhë, blu dhe e verdhë. Duket e çuditshme, pasi këto nuk janë ngjyrat bazë dhe tradicionale me të cilat jemi mësuar të shohim Juventusin, por që mbetet për t’u parë në vazhdim nëse kjo fanellë do të zyrtarizohet për sezonin e ri 2021-2022. Me interes pritet edhe reagimi i tifozëve, të cilët gjatë viteve të fundit nuk është se janë shprehur të kënaqur me dizenjot e fanellave.
⚪ – : Juventus 21-22 Third Kit Leaked [@La_Bianconera]: https://t.co/dsaDbE7Wpf
— Footy Headlines (@Footy_Headlines) August 9, 2021