SPAK sheh ç’bëhet?! Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan fut në lojë “kukullën” e tij, merr 100 MLN Lekë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.08.2021, 19:33

MSE shpk është një nga kompanitë jo shumë shpesh të dëgjuara na fushën e tenderimeve publike në sektorin e Shëndetësisë. Por kur kompania me pronarë mjaft të njohur në këtë fushë merr tender, godet përsa i përket favorizimeve që i bëhen për arsye që shumë mund t’i marrin me mend pse.n Kompania e blerë nga turqit, në pronësi me 80% të aksioneve të menaxheres së përgjithshme të Evitës (përfitueses së koncesionit të Hemodializës 8.6 Miliard Lekë), Ilda Tërshanës, ortakut të saj Arbër Liçajt dhe turkut Can Kutay Orten ka përfituar një tender me vlerë 112 Milionë Lekë pa TVSH, në të cilin Fondi Limit ishte 117 Milionë, dhe oferta që ka dhënë nuk ka qenë më e ulëta e mundshme midis operatorëve ekonomikë në garë. Menaxherja e EVITA, njëkohësisht zotëruese e MSE duket se ka lidhje të thella në këto afera të Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan po ashtu fitues i koncesionit të Hemodializës me EVITËN, që sipas burimeve në media është po ashtu pas hijes së ish-kompanisë së themeluar nga vajza e xhaxhait të tij, Majlinda Fetiu.

Ky tender është klasifikuar me Flamur të Kuq për “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit” për faktin sepse të tre operatorët ekonomikë nuk kanë plotësuar një kriter të veçantë në termat e kualifikimit, duke e bërë këtë tender tendencioz me fitues të paracaktuar, metodë kjo që përdoret për të favorizuar një klient të qeverisë. Ashtu siç e përmendëm edhe më lart, pak kohë më parë kjo kompani ka përfituar një tjetër tender në shkelje me verë 300 Milion Lekë pa TVSH. (Tenderin mund ta lexoni në fund të artikullit)

Por pse pikërisht menaxherja e EVITA-s së krimbur me paratë e koncesionit të Hemodializës, favorizohet në një tender klientelist të hapur për hetim kundrejt dyshimeve të përfitimit? Cilat janë lidhjet e saj me titullarët e Qendrës Spitalore “Xhafer Kongoli” në Elbasan? Pse kjo menaxhere dhe zotëruese e dy kompanive përfituese të parave publike, nuk hetohet për përfitimin e ngrënies nga Buxheti i Shtetit? SPAK i ka faktet lehtësisht të gjetshme, publike e për më tepër të thjeshtuara nga mediat për të vënë nën hetim ujqërit e parave të shqiptarëve, të bërit një sy qorr e një vesh shurdh është indikator i refuzimit të kryerjes së detyrës për të cilën supozohet të përmbushë.

ILDA TËRSHANA | ARBËR LIÇAJ


I bleu kompani turqve, menaxherja e Përgjithshme e EVITA merr TENDER mbi 300 MILION LEKË në Shëndetësi

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit