JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Historike! Laçi eliminon rumunët e Krajovës, hedh një hap tjetër në “Ligën e Konferencës”
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29/07/2021 22:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Laçi ia ka dalë të bëjë historinë në Rumani! Kurbinasit arritën të kualifikoheshin në turin tjetër në "Ligën e Konferencës" pas barazimit 0-0 me Krajovën. Kujtojmë se Laçi e kishte fituar sfidën e parë 1-0 ndaj rumunëve kështu që në takimin e dytë i duhej thjesht të ruante rezultatin. Një sukses mjaft i madh për Laçin, i cili ka thyer mallkimin e mëparshëm që nuk kishte arritur të kualifikohej kurrë në një tur më shumë se kaq.