AGROKREDIT që duhet të ndihmojë zonat rurale, harxhon 300 milionë për blerje makinash të 2021

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.07.2021, 22:13

AGROKREDIT SH.A. është një institucion në varësi të qeverisë i cili ka si mision mbështetje dhe ekspertizë financiare e më gjerë, direkt apo nëpërmjet partnerëve të vet për sipërmarrjet, familjet dhe komunitetet në zonat rurale, suburbane dhe turistike duke ju mundesuar atyre rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme të të ardhurave dhe mirëqenies. Ky institucion drejtohet aktualisht nga drejtori Emin Barci.

Mirëpo përtej këtij misioni “me letra”, duket se në fakt mirëqënia po rritet për vetë institucionin dhe jo për familjet rurale që duhet t’u shërbejë. Kështu rezulton se ky institucion ka organizuar një tender të dyshimtë për blerjen e plot 15 automjeteve luksoze të tipit 4×4. Duke parë specifikimet e mjeteve që kërkohen shikohet se kërkesat janë të një standarti të lartë. Kështu kërkohet që mjetet të jenë patjetër prodhim i vitit 2021 dhe me zero kilometra.

Të bën çudi gjithashtu se kërkohet patjetër në kriteret që ngjyra e mjeteve të jetë portokalli. Ndërkaq duke parë dokumentacionin e tenderit vihet re se është zhvilluar në një mungesë totale të konkurrencës. Shikohet në fakt se ka marrë pjesë në të ashtuqujturën garë, vetëm kompania Ride Enduro Al sh.p.k në pronësi të Olsin Petro. Kjo kompani ka ofruar vlerën prej 24,500,000 lekësh të reja ose rreth 300 milionë lekë të vjetra me TVSH. Natyrisht duke mos patur konkurrencë, kjo kompani është shpallur fituese. Ndërkaq vihet re se vlera fituese është thuajse identike me fondin limit të tenderit, një fakt ky që siç dihet ngjall dyshime të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit