JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

U shpall lojtari i Euro 2020/ Donnarumma: Ishim të jashtëzakonshëm, e meritonim
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12/07/2021 2:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gianluigi Donnarumma u shpall lojtari i Euro 2020, pasi portieri 22-vjeçar i dha trofeun e dytë në histori të kampionit të Europës Italisë. Ai u bë protagonist në pritjen e dy penalltive kundër Anglisë në finale që u fitua nga “axurrët”.

Ndërkohë, në përfundim të ndeshjes ai ka thënë për Rai Sport:

Ishim të jashtëzakonshëm. Nuk u dorëzua në asnjë centimetër. Të gjithë e dimë nga e kemi filluar. Është një gjë e pabesueshme, ne jemi një ekip fantastik dhe e merituam këtë sukses. Ne jemi ata që nuk dorëzohemi kurrë. Ata që janë të kujdesshëm në çdo top, Nuk ishte e lehtë, por ishim spektakolarë, të shkëlqyeshëm, e meritojmë.