JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pas refuzimit të UEFA-s që “Allianz Arena” të ndriçohej me ngjyrat e ylberit, tifozi hyn në fushë me flamurin e LGBT
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23/06/2021 22:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në stadiumin “Allianz Arena” të Bayern-it po luhet sfida Gjermani-Hungari. “Pancerat” kërkojnë medoemos kualifikimin duke përfituar dhe nga ndeshja kokë më kokë midis Francës dhe Portugalisë. Ndërkohë në fillim të ndeshjes, kur po këndohej himni i kombëtareve një tifoz hyri papritur në fushë me flamurin e komunitetit LGBT, i cili identifikohet me ngjyrat e ylberit. Kujtojmë se UEFA refuzoi që stadiumi “Allianz Arena” në Munih, të ndriçohej nga ngjyrat e ylberit gjatë ndeshjes finale të grupit mes Gjermanisë dhe Hungarisë, pjesë e Kampionatit Europian, duke e argumentuar vendimin e saj për shkak se çështja ka kontekst politk.

Kryebashkiaku i Munihut, Dieter Reiter, u shpreh se kjo kërkesë ishte bërë për të treguar solidaritet me komunitetin LGBT në Hungari, pasi shteti i tyre miratoi një ligj të ri, i cili është cilësuar si homofob nga disa grupe të të drejtave të njeriut.