Cristiano Ronaldo ka thyer një tjetër rekord në rrjetet sociale. Ylli portugez tashmë shënon 300 milionë “Followers” në "Instagram", shifër me të vërtetë marramendëse. Kujtojmë se Ronaldo gjithashtu ka thyer më parë edhe rekordin e mbi 500 milionë ndjekësve të marrë së bashku në rrjetet sociale ku ai është aktiv. Ai tashmë prej vitesh është bërë pjesë dhe imazh për reklama për shumë kompani në botë si dhe një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë ata që kanë pasion futbollin dhe të ardhmen e shohin të lidhur me të.