Manipulimi me tenderin e Bashkisë së Vaut të Dejës, 750 milionë lekë për pastrim

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.06.2021, 22:04

Tenderat shqiptarë vazhdojnë të na çudisin përditë e më shumë. Ata bëhen në një mënyrë të tillë me dyshime kaq të qarta sa krijohet përshtypja se askush nuk e vret mendjen që të paktën të mbulojë “gjurmët” sa për sy e faqe. Duket se askujt nuk i bëhet vonë dhe tenderat me probleme vazhdojnë të jepen çdo ditë. Njëri prej tenderave që ngjall dyshime është edhe ky që do t’ju paraqesim në vijim.

Kjo procdurë prokurimi ka të bëjë më Bashkinë e Vaut të Dejës, drejtuar nga kryetari Mark Babani. Bëhet fjalë për një tender me objekt “Shërbim pastrimi për vitin 2021,2022,2023” me fond limit 62,882,080 lekë të reja pa TVSH. Le të dalim tek pikat e dyshimta. Së pari vihet re konkurrenca është tepër e cunguar pasi kanë marrë pjesë vetëm 2 konkurrentë. Së dyti, duke parë vlerat e ofertave të dy konkurrentëve shikohet se për habi ka fituar konkurrenti që ka ofruar vlerën më të lartë.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë diferencë të vogël por për rreth 62 milionë lekë të vjetra me TVSH. Një shifër e tillë sigurisht nuk është e tillë sa për të mos u marrë në konsideratë, pasi fare mirë këto para mund të përdoreshin për aktivitete të tjera në shërbim të komunitetit. Së treti, vihet re se për habi firma që ofroi rreth 62 milionë lekë të vjetra më pak, tërhiqet pa pritur nga gara duke bërë që fitues të shpallet garuesi i vetëm.

Bëhet fjalë për bashkimin e kompanive “LEKA-2007” me pronar Luigj Leka dhe “NDERTUESI 2014” në pronësi të Sandër Shpati dhe Gjokë Ograja. Këta rezulton të kenë ofruar vlerën prej 61.813.731 lekë të reja pa TVSH ose rreth 750 milionë lekë të vjetra me TVSH. Së fundmi shikohet gjithashtu se kjo vlerë fituese është thuajse identike më fondin limit të tenderit, përkatësisht sa 98.3% e tij. Të gjitha sa më sipër ngjallin dyshime jo të vogla se fituesi mund të ketë qenë i paracaktuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit