Mbrëmjen e sotme është regjistruar një tërmet me magnitutë 4,3 të shkallës Rihter në ishullin Ithaki të Greqisë. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës epiqendra ishte 12 kilometra në jugperëndim të ishullit, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 18 kilometra. Kujtojmë, se që prej fillimit të këtij viti, Greqia është “pushtuar” nga tërmete të shumta.
Burimi: www.zougla.gr|Përktheu dhe përshati: JOQ ALBANIA