Eh more Ilir, për ty paska qenë kjo jetë, do thoshte dikush. Dhe në fakt gjykuar nga ajo që ka ndodhur me Ilirin dhe me tenderat e pafund që ai fiton ditë pas dite, kjo shprehje është mëse me vend. Vetëm pak ditë më parë ju pasqyruam se si kompania INTECH+ e lidhur ngushtë me Ilir Beqajn mori gati 2 miliardë lekë të vjetra tender nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, drejtuar nga e zakonshmja Mirinda Karçanaj.
Mirëpo si duket Ilirit nuk i kanë hyrë në sy këta miliarda dhe ka patur nevojë edhe për disa lekë xhepi, nga ato që zakonisht i lihen bakshish kamarierit. Kaq ka mjaftuar që “shoqja” e tij e tenderave, MIrlinda Karçanaj, ti “dhurojë” dhe 150 milionë të tjera. Bëhet fjalë për nje procedurë tenderimi me numër reference REF-87629-02-19-2021 dhe me objekt “Mirëmbajtja e shërbimeve online për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme – për MEPJ”.
Siç duket qartë, kryefjala e tenderit është mirëmbajtja. Kjo e fundit është zgjdhja perfekte në rastet kur paratë e shtetit bëhen rrush e kumbulla nëpër xhepat e fituesëve të paracaktuar dhe organizatorëve të tenderave. Shikohet nga dokumentacioni se vlera limit e këtij tenderi është 13,320,000 lekë të reja pa TVSH. Në tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, dhe të dyja me vlera thuajse të njëjta.
Kështu kanë marrë pjesë INTECH + me vlerë të ofruar 12,184,800 lekë të reja pa TVSH dhe Image & Communications Development me vlerë të ofruar 12,804,000 lekë të reja pa TVSH. Fitues është shpallur INTECH+, ku nëse llogarisim edhe vlerën e TVSH, vlera e ofruar e tyre shkon rreth 150 milion lekë të vjetra. Pas kësaj firme ka dyshime tepër të forta se fshihet vetë Ilir Beqaj, drejtuesi aktual i fushatës së Partisë Socialiste në Shkodër.
Siç kemi përmendur dhe më parë, INTECH+ deri në datë 09.09.2013 kishte si ortak mazhoritar Ilir Beqaj me 51% të aksioneve në pronësi dhe pas kësaj date ai ia kaloi këto kuota ortakut tjetër minoritar të shoqërisë dhe mikut të tij Sokol Sinani, pas ardhjes në pushtet të PS. Kjo kompani në vetëm 7 vitet e fundit rezulton se ka fituar gati 9 milionë euro tendera, nëse llogarisim edhe tenderin e fituar pak ditë më parë, përsëri nga Mirlinda e AKSHIT. Duket se Mirlinda dhe Beqaj bëjnë një binom të pandashëm përsa i përket qarkullimit mes tyre të parave të shqiptarëve.