Real Madrid ka zhbllokuar “El Clasico” me një gol mjaft të bukur të realizuar nga Karim Benzema. Goli erdhi pas një kundërsulmi të skuadrës së Real Madrid ku u finalizua në mënyrë perfekte nga Benzema.
Sulmuesi francez i Realit zhbllokoi rezultatin ndaj Barcelonës duke dërguar topin në rrjetë me një goditje spektakolare me takë, të cilin çdo futbollist do ta ëndërronte në një “Klasike” të tillë.
Lucas Vazquez mori një top fantastik nga Valverde, krosoi saktë tokazi dhe kapiteni madrilen goditi me takë, duke shtangur portierin Ter Stegen.