Morën peng dhe torturuan për vdekje 22-vjeçaren, çifti përballet me ‘birucën’

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.04.2021, 18:06

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Rusi, në maj të vitit të kaluar, ndërsa mësohet se një 22 vjeçareje u viktimizua nga një çift. Mësohet se këta të fundit torturuan vajzën e re para se ata ta mbysnin dhe të fshihnin trupin e saj në një valixhe. Bëhet me dije se çifti është burgosur gjatë ditës së sotme, teksa janë identifikuar si Alexander Alexandrov dhe bashkëpunëtorja e tij Anastasia Grivkova.

Personat në fjalë u dënuan secili me 16 vite burg pasi u shpallën fajtor për vrasjen e 22 vjeçares Lauren Morales Fernandez. Gjatë seancës së sotme, u bë e ditur se dyshja kishte mbajtur të mbyllur viktimën e tyre në Moskë dhe kërkonin një shpërblesë prej 400 dollarësh për lirimin e saj por megjithatë Alexandrov e mbyti për vdekje vajzën dhe trupin e futi në një valixhe duke e hedhur më pas në një kontejner mbeturinash.

Pas vrasjes pengmarrësi vazhdonte të negocionte lirimin e saj me mikeshën e viktimës, duke i dërguar asaj foto që kishte bërë kur e mbante vajzën të zhveshur dhe të lidhur. Mikesha e saj po bëhej gati të dërgonte një pjesë të parave por duke kërkuar prova për mbijetesën e Morales Fernandez. Alexandrov më pas kërcënoi se do t’i dërgonte asaj “një vesh dhe një gisht” nëse nuk paguante të gjithë shumën e kërkuar ,madje kishte thënë se do të hiqte organet e viktimës , para se të dërgonte mesazhin e fundit tragjik.

Burimi: thesun.co.uk/Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit