Një sasi e madhe kokaine është gjetur ditën e sotme në Portin e Durrësit. Bëhet me dije se një konteiner i mbushur me banane i cili vinte tranzit nga Ekuadori në Turqi e më pas në Portin e Durrësit, kishte brenda më shumë se 200 kilogramë kokainë. Sipas gazetës “Shqip”, kompania shqiptare e cila priste këtë sasi të lëndës narkotike është firma ‘Massabi Fruit’. Ngarkesa është nisur 24 ditë më parë, teksa operacioni ka nisur shumë shpejt, aq sa prokurorët e SPAK nuk kanë shkuar ende në vendin e ngjarjes. Prokuroria ka në përgjim disa persona dhe pronarë kompanish të cilët mund të jenë të përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri.