APEL PËR NDIHMË! Muzikanti shqiptar po vdes në burgun e Greqisë, 35-vjeçari 90% invalid

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.04.2021, 16:07

Vdekja e shqiptarëve në burgjet e Greqisë është një fenomen tejet prekës, ndërsa mësohet se vetëm gjatë viti 2019 në burgjet e vendit fqinj kanë ndërruar jetë 10 shqiptarë. Ndërkohë një apel për ndihmë vijnë nga familjarët e Eduard Derkës, një 35 vjeçari, muzikant shqiptar 90% invalid, i cili po vdes në burg. I njohur edhe si King EDB, muzikanti që dikur kishte një jetë brilante, sot është në fije të perit. Ai është dënuar me 35 vite burg në fillim, ndërsa më pas dënimi i tij u ul me 15 vite e 9 muaj burg. Sipas të afërmve, Derka ka mbetur 90% invalid. Mjekët i kanë thënë që duhet të operohet ne kokë, por nuk ka besim pas torturave që ka kaluar. Vetë Dreka apelon shtetin shqiptar që të kthejë sytë nga të burgosurit shqiptar në vendet fqinje, pasi kushtet sipas tij janë mizore.

Apeli për ndihmë:

Greqi: Muzikanti shqiptar 35-vjeçar me 90% INVALID , po vdes në burg. 10 shqiptarë te vdekur ne burgjet greke per 2019...
Dikur ishte muzikant me një jetë brilante, i njohur edhe si King EDB, sot pas hekurave te qelisë edhe pse invaliditeti i tij eshtë mbi 90 për qind. Po burgu ka kanunet e veta, aq sa futesh i saktë dhe jeta ta sjell te mbetesh sakat. Jeta e njeriut varet ne fijen e perit. Njeriu ndërtoi burgjet për njeriun...
Por edhe këta të dënuar bazuar në ligjet kanë të drejtat e tyre .Drejtësia ka fjalën e saj dhe ajo vendos dhe vulos dhe mbi atë nuk del askush dhe as ta gjykojë, por edhe i denuari ka te drejtat e tij dhe eshte po ai qe i kërkon ato bazuar ne ligjet e ketij vendi. Por... O Zot mos e provojë askush...!
Erdhi në Greqi më 1997 kur ende ishte fëmijë, por jeta ka të papritura aq sa nuk mund të imagjinohen. U dënua me 35 vjetë burg, po më pas e ulën në 20 e më pas në 15 vjetë e nëntë muaj. u fut në burg i saktë, ndërsa sot është sakat. Por më e keqja është se sot 35 vjeçari dergjet në krevat me kembën e thyer dhe me mpiksje gjaku në kokë. Aq sa mjekët habiten qe ky njeri jeton akoma. Mpiksja e gjakut në kokë ishte ne 0,6 milimetra dhe sot ka shkuar në 1.5 milimetra. Mjekët e spitalit i thonë të behet operim ne kokë po ai ka frikë dhe nuk ka besim me ato që ka parë atje ku vuan denimin. Pak më parë nga burgu bisedova me këtë muzikant dhe po e zbardh me shprese se shteti im shqiptar të kthejë kokën nga të denuarit këtu në Greqi për të parë realitetin, pasi ka mbi 10-12 vite që kur ish-ambasador Vili Minarolli beri takimin e tij te parë dhe të fundit me këta të dënuar në burgun më të madh në Greqi në Koridallo. Në vitin 2019 kanë vdekur ne burgjet e Greqise 10 shqiptar, asnjë hetim nga shteti shqiptar, por drama perseritet edhe per 2020 dhe perseri heshtje. Por edhe sa te tjere duhet te vdesin qe dikush te jape alarmin? “Jam nga Lushnja thotë Eduard Derka nga qelia e burgut në Koridallo, nën një ndriçim të dobët i shtrirë në krevat me kokën e vendosur në jastëk të lartë. Kam dhimbje koke dhe këmbën e kam të thyer, lëviz me vështirësi per te shkuar ne banjë. Është turp të thuash që bera burg ne Greqi për këto kushte. Kerkojne te me vrasin... Jam dënuar me 15 vjet e 9 muaj me akuzën për grabitje dhe më 24 Nëndor të këtij viti mezi pres të jem përball Gjyqit të Shkallës së Dytë. Nuk jam mirë. Kërkoj shtetit shqiptar të kthejë kokën për të parë sesi vuajnë dhe si dënohen shqiptarrët në Greqi. Këtu te japin tre fishin e dënimit vetëm e vetëm për të mbyllur dosjen, pasi e dinë që mungon kontrolli nga lart. Punët në drejtësi ecin sipas lekut. U dënova në një kohë që isha në punë badigard tek ruaja familjen e një biznesmeni të njohur dhe po nga ai përfundova në burg. Më morrën nga shkolla e drejtë e në burgun e Patrës. Pas tre vitesh e ca, sot jam invalidnë shkallën 90% në një kohë kur me 65% të këtij invaliditeti duhet të jesh jashtë. Në mbyllje po ju them se jeta ime është në rrezik nga sëmundja në kokë, ku doktoret ende nuk besojne qe jam jashte. Sikur të mos mjaftojë kjo po tentojne te me helmojnë ashtu si helmuan mbreme shokun tone nga Burreli. ishin mjekët e spitalit që i shpëtuan jetën shqiptarit. Këtu shqiptarët janë dënuar tre herë më shumë sesa e përmban ligji. Kam nje vella invalid dhe nenen e semur ku pergjegjes jam vete une për shqetësimin që u kam sjellë. por une jetoj edhe pse kane tentuar te me vrasin kater here ne burg. Kërkoj ndihmë nga shteti shqiptar, përfundon Eduardi nga qelia e burgut në Koridallo.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit