Skandali në Gjirokastër/ “Shkarkohen miell, sheqer dhe makarona tek ‘Zjarrfikësja’, do përdoren për fushatë”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10.04.2021, 11:31

Një denoncim, në kufijtë e një skandali është bërë i ditur ditën e sotme nga Faxnews dhe kandidati për deputet i LSI-së Vangjel Tavo. Mësohet se në ambientet e zjarrfikëses në Gjirokastër janë shkarkuar tonelata me ushqime, e cila dyshohet se do të përdoret për fushatë elektorale. Tavo ka akuzuar "Rilindjen" për këtë veprim të turpshëm.

Faxnews ka mbërritur menjëherë pas denoncimit në drejtorinë e zjarrfikësve të Gjirokastrës, ku dhe siç shihet në videon e mëposhtme, ushqimet që qëndrojnë stiv duken mjaft qartë.

Postimi i plotë i kandidatit për deputet:

MEGA SKANDAL/ “Rilindja” ka mbushur magazinat e Drejtorisë së Zjarrfikësve në Gjirokastër me tonelata ushqime për t’i shpërndarë tek banorët në shkëmbim të votës.

Ja prova e skemave për blerjen e votës dhe manipulimin e zgjedhjeve nga “Rilindja.”

Shikoni tonelatat me ushqime (sheqer, miell, makarona, kova salcë kosi, etj)

Në këtë akt penal janë të përfshira të gjitha institucionet shtetërore, si të pushtetit qendror ashtu edhe atij vendor.

Kanë nxjerrë zjarrfikëset jashtë për të mbushur magazinat me tonelata ushqime në këmbim të votës.

Ky skandal dëshmon përfshirjen e të gjithë aparatit shtetëror në hartimin dhe zbatimin e këtij plani anti-ligjor, korruptiv, dhe anti-demokratik, për të cilin unë personalisht do bëj një kallëzim në prokurori.

Këto prova ua kam paraqitur zyrës së OSBE/ ODIHR ambasadës së SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermane, Franceze, Holandeze, etj, si edhe është dërguar si denoncim në portalin “Mbroje Votën” në faqjen zyrtare të Presidentit të Republikës.

U kërkoj organeve ligjzbatuese të kryejnë detyrën e tyre funksionale.

Të veprojë urgjentisht prokuroria që të mos preken provat nga shkelësit.

U bëj thirrje medias të shkojë urgjentisht në vendndodhje dhe t’i paraqisë mbarë publikut pamjet e plota të këtij skandali të madh.

Kjo është “Rilindja!”

E vendosur gjer në fund të përdorë çdo mënyrë të paligjshme dhe të turpshme për të ruajtur pushtetin.

Aspak e interesuar për zgjedhje të lira dhe demokratike, aspak e shqetësuar se BE pret zgjedhje me standarde dhe demokratike si kusht për procesin e integrimit, aspak e interesuar në vullnetin e lirë të banorëve të qarkut të Gjirokastër por zgjedh t’i fyejë ata me këto skema skandaloze dhe akte kriminale.

Shfrytëzon varfërinë e njerëzve për t’u blerë votën me ushqime. Varfëri që e ka shkaktuar vetë.

Turp të keni, Çuçi e me shokë që përdorni skema të tilla.

Largimi i “Rilindjes” është largimi i një të keqe dhe paturpësie të madhe.

Si një qark fisnik, plot vlera, krenar dhe me integritet të lartë, ta shporrim një herë e përgjithmonë këtë sekt të pavlerë, të ulët dhe të zhytur kokë e këmbë në paligjshmëri.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit