Një 29-vjeçare është arrestuar sëfundmi nga policia. Ajo akuzohet se me anë të mastrimit u merrte lekë shqiptarëve për t'i siguruar punë në Gjermani.
Policia njofton se më datë 09.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen V. G., 29 vjeçe, sepse nëpërmjet mashtrimit ka falsifikuar dokumentacione dhe kontrata pune si dhe u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në shtetin Gjerman, duke përfituar shuma të ndryshme në lekë dhe euro.